Afron kthimi në fushë i Brojës

Futboll

Afron kthimi në fushë i Brojës

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 17:43
Armando Broja

Kthimi në fushë i Armando Brojës duket se po afron, pas tre muajsh të kaluara në stërvitje duke rikuperuar nga një dëmtim i pësuar në tendinën e Akilit. Te Evertoni kanë bërë që tani planin për lojtarin, i cili mendohet se pas dy javësh do të fillojë të luajë me U21 për të testuar nëse gjithçka është në rregull, para se të kalojë të ekipi i parë.

Trajneri i Everton, Shon Dajç, foli sot për gjendjen e Brojës dhe saktësoi se nuk e sheh lojtarin të gatshëm edhe për dy javët e ardhshme. “Padyshim nuk do të jete dhe për dy javë. Por ai po bën progres mirë. Ai duhet i fortë në vrapimet e tij, por ka nevojë tashmë për një periudhë stërvitjesh që ta çojnë te pika e ndeshjeve”, tha trajneri.

Ai më pas lavdëroi Brojën, por edhe e paralajmëroi sulmuesin se i duhej punë për të fituar minuta në formacion.

“Ne e kemi parë në vrapime, por ende jo në aspektin futbollistik. Unë e njoh pak atë, pasi kemi luajtur ndaj tij dhe e kemi parë të luajë. Mendoj se më duket si një sulmuesi i plotësuar.

Ai është një djalë me prani fizike, ka lëvizje të mirë, shpejtësi më të mirë sesa mendojnë njerëzit dhe padyshim në formë fizike kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj vetvetes. Unë dua që ai të gëzojë veshjen e kësaj fanelle, por më përpara duhet ta fitojë atë dhe duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë”, tha Dajç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat