Superkompjuteri e parashikon fituesin e “El Clasicos”

Futboll

Superkompjuteri e parashikon fituesin e “El Clasicos”

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 17:48
Rudiger e Yamal

Real Madrid dhe Barcelona përballen këtë fundjavë në derbin e zjarrtë të El Clasico.

Dy skuadrat spanjolle po kalojnë në formë të mirë para ballafaqimit të madh të shtunën nga ora 21:00

Katalunasit janë aktualisht lider të La Ligas të ndjekur nga rivali i përbetuar Real Madrid që kanë tre pikë më pak dhe mund ta mbyllin diferencën e pikëve pikërisht në Santiago Bernabeu.

Superkompjuteri i Optas ka parashikuar fituesin e këtij takimi.

Sipas këtij superkompjuteri Real Madrid ka 45% shanse për të fituar, teksa Barcelona 30%, ndërsa barazimi vlerësohet me 23%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat