Zija Merxhani: Ndaj Strugës të japim më të mirën dhe ti bëjmë tifozët krenarë

Futboll

Zija Merxhani: Ndaj Strugës të japim më të mirën dhe ti bëjmë tifozët krenarë

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 18:06
Zija Merxhani

Shkëndija do të përballet këtë të diel, në orën 13:00, me Strugën në Tetovë në kuadër të xhiros së 11-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, me një seri mbresëlënëse në mbrojtje. Kuqezinjtë nuk kanë pësuar asnjë gol në katër ndeshje të njëpasnjëshme zyrtare, duke konfirmuar formën e qëndrueshme në mbrojtje dhe kontrollin e lojës.

Mbrojtësi i majtë, Zija Merxhani, i cili ka qenë një pikë kyçe në mbrojtje, ndan përshtypjet e tij për këtë ecuri pozitive të mos pësimit të golave. 

“Nuk është rastësi që kemi mbajtur portën të paprekur në këto ndeshje. Ekipi po funksionon shumë mirë, me çdo lojtar që jep maksimumin. Gjithsesi, e dimë që duhet të përmirësojmë konkretizimin në sulm dhe jemi të përqendruar për të arritur rezultate të plota. Ndeshja me Strugën është një sfidë e radhës, dhe jemi të gatshëm ta japim më të mirën për t’i bërë tifozët tanë krenarë”, thotë Merxhani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat