Bayern ka paraqitur një ankesë në UEFA

Futboll

Bayern ka paraqitur një ankesë në UEFA

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Bayern ka paraqitur një ankesë në UEFA kundër Barcelonës.

Arsyeja nuk është sportive, sepse humbja me diferencë të thellë në stadiumin “Montjuic” flet qartë për supremacinë e katalanasve.

Bëhet fjalë për një ngjarje para ndeshjes, kur autobusi i ekipit gjerman u godit me gurë dy orë përpara se të niste ndeshja.

Rekordmenët e Bundesligës kanë filmuar ngjarjen dhe raportojnë se ka pasur një sulm në autobusin e tyre duke shkuar drejt stadiumit.

Lojtarët dhe stafi stërvitor në autobus nuk pësuan asnjë dëmtim, por pjesët anësore dhe xhamat e autobusit po. Bayern kërkon hetim të plotë për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat