Mungesë e madhe për Liverpoolin ndaj Arsenalit

Futboll

Mungesë e madhe për Liverpoolin ndaj Arsenalit

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 19:15
Diogo Jota

Liverpool do të jetë pa sulmuesin Diogo Jota në derbin e xhiros së nëntë të Premierligës kundër Arsenalit në Emirates të dielën.

Portugezi mori një dëmtim kundër Chelsea dhe u detyrua të zëvendësohet në pjesën e parë nga Darwin Nunez, me Jota që humbi ndeshjen e Champions League me RB Leipzig.

“Diogo Jota nuk do të jetë në dispozicion kundër Arsenalit”, tha Arne Slott në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Federico Chiesa mund të stërvitet në fundjavë, le të shohim se çfarë do të ndodhë me Conor Bradley”, shtoi holandezi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat