Aleksandar Veselinoviq erdhi me shumë bujë te Partizani.
Shkak ishte prejardhja e 54-vjeçarit nga Serbia.
Megjithatë, kjo gjë është harruar dhe tekniku së bashku me “Demat” udhëheqin kampionatin.
Veselinovic ka dhe arsye që të jetë i motivuar për të punuar me të kuqtë, pasi është një nga më të paguarit në Superiore. “Newsport” ka mësuar se paga mujore e serbit është plot 7 mijë euro në muaj.
Presidenti Gaz Demi ka “thyer arkën” për trajnerin 49-vjeçar të cilit duket se i beson shumë.
Kujtojmë që Partizani e mbylli fazën e parë të kampionatit shqiptar në vendin e parë.
Pas 9 javësh të luajtura, “Demat” renditen në krye të tabelës me 16 pikë të grumbulluara.