Trajneri serb më i paguari në Shqipëri, ja paga e majme

Futboll

Trajneri serb më i paguari në Shqipëri, ja paga e majme

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 22:47
Aleksandar Veselinoviq

Aleksandar Veselinoviq erdhi me shumë bujë te Partizani.

Shkak ishte prejardhja e 54-vjeçarit nga Serbia.

Megjithatë, kjo gjë është harruar dhe tekniku së bashku me “Demat” udhëheqin kampionatin.

Veselinovic ka dhe arsye që të jetë i motivuar për të punuar me të kuqtë, pasi është një nga më të paguarit në Superiore. “Newsport” ka mësuar se paga mujore e serbit është plot 7 mijë euro në muaj.

Presidenti Gaz Demi ka “thyer arkën” për trajnerin 49-vjeçar të cilit duket se i beson shumë.

Kujtojmë që Partizani e mbylli fazën e parë të kampionatit shqiptar në vendin e parë.

Pas 9 javësh të luajtura, “Demat” renditen në krye të tabelës me 16 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat