Conte: Nuk e shoh Inter - Juve

Futboll

Conte: Nuk e shoh Inter - Juve

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 22:57
Conte e Lukaku

“Nuk duhet që të flasim për ndeshjen e Lukakut kundër Empolit, por për të skuadrës.

Asnjë nuk ishte në lartësinë e duhur në pjesën e parë.

Në të dytën ndryshuam qasje. Por Lukakun e kam parë të qetë. Nuk ka problem të këtij lloji”.

Dy ditë përpara ndeshjes Napoli-Leçe, ka qenë pikërisht “Big Rom” në qendër të vëmendjes në konferencë.

Trajneri ka shuar zjarrin për një përjashtim të mundshëm të tijin nga formacioni për t’i dhënë fanellën e titullarit Simeones.

“Kvara? Flitet shumë për këtë çështje. Ka pasur një diskutim mes klubit dhe menaxherit të tij.

Por unë nuk futem në çështje të tilla. Unë dua thjesht që ai të jetë i përqendruar në këtë sezon që për ne është shumë i rëndësishëm.

Kvara është një djalosh profesionist i shkëlqyer dhe ai nuk duhet të merret me kontratën”, ka thënë Konte.

Ai është pyetur gjithashtu për derbin e Italisë. “Nuk do të shoh rivalët e mi. Ne duhet që të sigurojmë pikët përmes ndeshjeve tona. Duam vazhdimësi.

Kam parë shumë zëra që mendojnë se Napoli në ndeshjet e mëdha do të ketë vështirësi. I respektoj opinionet, por ka pasur shumë thashetheme të tilla”, tha Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat