Dardan Vuthaj ishte padyshim një nga goditjet më të bujshme të Egnatias në merkato.
Sulmuesi 29-vjeçar u rikthye në Superiore pas një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme në futbollin italian.
Megjithatë, ky rikthim dhe transferim i këtij sulmuesi të njohur i ka kushtuar jo pak. “Newsport.al” ka mësuar se plot 130 mijë euro do të përfitojë Vuthaj për 1 vit. Një shumë tepër e majme për ish-in e Genoa.
Në 9 javët e para të Superiores, Vuthaj ka shënuar dy gola.
Të gjithtë te Egnatia janë “sy e veshë” nga këmbët e tij për shkak se pritet shumë nga 29-vjeçari me eksperiencë ndërkombëtare.