Zbulohet paga vjetore e sulmuesit të Egnatias

Futboll

Zbulohet paga vjetore e sulmuesit të Egnatias

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 11:21
Dardan Vuthaj, Egnatia

Dardan Vuthaj ishte padyshim një nga goditjet më të bujshme të Egnatias në merkato.

Sulmuesi 29-vjeçar u rikthye në Superiore pas një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme në futbollin italian.

Megjithatë, ky rikthim dhe transferim i këtij sulmuesi të njohur i ka kushtuar jo pak. “Newsport.al” ka mësuar se plot 130 mijë euro do të përfitojë Vuthaj për 1 vit. Një shumë tepër e majme për ish-in e Genoa.

Në 9 javët e para të Superiores, Vuthaj ka shënuar dy gola.

Të gjithtë te Egnatia janë “sy e veshë” nga këmbët e tij për shkak se pritet shumë nga 29-vjeçari me eksperiencë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat