Dukagjini dhe Ballkani kërkojnë vazhdimësi të fitoreve, formacionet zyrtare

Futboll

Dukagjini dhe Ballkani kërkojnë vazhdimësi të fitoreve, formacionet zyrtare

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 12:48
Formacioni i Dukagjinit

Dukagjini dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” në Klinë, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ismet Munishit vjen nga një fitore e madhe ndaj Llapit dhe synon fitoren e radhës për t’i ikur zonës së rënies nga kategoria.

Në anën tjetër, ekipi i Artim Pollozhanit gjithashtu vjen nga një fitore në derbi ndaj Suharekës dhe synon të vazhdoj me fitore, për të ruajtur kreun e tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Dukagjini: Muhaxhiri; Pllana, Sinani, Syla, Hugo; Millaku, Xhemajli, Pefqeli; Elezaj, Berisha Mërlaku;

Ballkani: Koliçi; Halili, Jashanica, Potoku, Gjini; Ismajlgeci, Queven; Hamidi, Ribeiro, Tolaj; Adetunji;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat