Biletat për derbin e madh nga 450 shkojnë deri më 2.200 euro!

Futboll

Biletat për derbin e madh nga 450 shkojnë deri më 2.200 euro!

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 13:01
Pamje

Interesi për Klasiken e parë të sezonit mes Realit dhe Barcelonës ka arritur majat.

Të gjitha biletat kanë avulluar, teksa mediat spanjolle raportojnë se tashmë ato kanë nisur të rishiten me çmime të kripura.

Sipas një njoftimi të Realit të Madridit, çmimi zyrtar i biletave varionte nga 150 deri në 450 euro më e shtrenjta.

Por Ky ka qenë çmimi zyrtar, sepse në treg kanë nisur të shiten për së dyti këto bileta nga spekulantët dhe çmimi ka arritur disa fish më i lartë.

Kështu, “Mundo Deportivo” dhe “AS” kanë bërë me dije se për të ndjekur takimin nga tribunat e “Bernabeut” çmimi në tregun e zi ka arritur deri në 2200 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat