Barcelona punon për të ardhmen

Futboll

Barcelona punon për të ardhmen

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 13:02
Pedri

Barcelona po punon për të ardhmen. Drejtori sportiv, Deko, është takuar mëngjesin e së premtes me Hektor Peris, agjent i Pedri dhe Ferran Torres, për të biseduar mbi shumë çështje, përfshirë rinovimin e mesfushorit.

Negociatat kanë vazhduar prej disa muajsh dhe, siç raportohet nga “Mundo Deportivo”, nënshkrimi për zgjatjen e marrëveshjes së spanjollit nuk është i afërt, sepse disa aspekte mbeten për t’u përcaktuar ende.

Marrëveshja aktuale e Pedrit me Blaugranët do të skadojë në vitin 2026, por një ndeshje tjetër e mrekullueshme, ajo kundër Bajern Munihut, i bindi më tej drejtuesit katalanas që të këmbëngulin për të gjetur një marrëveshje rinovimi. Ka pasur kontakte të vazhdueshme, të gjithë brenda klubit e konsiderojnë atë si një top-lojtar dhe nuk kanë dyshime që ai të qëndrojë. Megjithatë, nuk ka nxitim për Barcelonën.

Gjatë takimit palët diskutuan edhe për situatën e Ferran Torres, i dëmtuar dhe me kontratë deri në vitin 2027.

Prioriteti tani për katalanasit është “El Clasico” e së shtunës kundër Real Madridit, para të cilit janë aktalisht 3 pikë në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat