I mjaftojnë 12 minuta, sulmuesi i Kombëtares shënon gol me Lazion

Futboll

I mjaftojnë 12 minuta, sulmuesi i Kombëtares shënon gol me Lazion

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 13:08
Flavio Sulejmani

Flavio Sulejmani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Lazio U20 fitoi në shtëpi përballë Sampdoria U20.

Sfida e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit italian të të rinjve, përfundoi 3-1 për lacialët.

Ishte pikërisht Flavio Sulejmani ai që shënoi golin e parë për të tijët. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare U19 shënoi në minutën e 12-të. Talenti shqiptar ia doli që të kthente në gol një 11-metërsh, duke ndihmuar ekipin e tij që të fitojë.

Kujtojmë që Sulejmani është një pikë kyçe si për Lazion dhe kuqezinjtë e rinj. 18-vjeçari vazhdon që të shkëlqejë me fanellën e italianëve duke gjetur rrugën e rrjetës shpeshherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat