Tairi: Mos harroni ne jemi kampion dhe si të tillë shkojmë në Tetovë

Futboll

Tairi: Mos harroni ne jemi kampion dhe si të tillë shkojmë në Tetovë

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 13:24
Flamur Tairi

Flamur Tairi, një ndër futbollistët më besnik të skuadrës, dje në ndeshjen e Kupës kundër Makedonija GJ.P luajti titullarë, ndërsa besimin e dhënë nga trajneri Qatip Osmani, e shfrytëzoi në mënyrën më të  mirë, duke shënuar gol dhe duke paralajmëruar fitoren 2:0.

Falë kësaj fitore, skuadra siguroi një vend për në ndeshjet çerekfinale të Kupës. Është kjo hera e katërt që skuadra arrinë deri në këtë fazë në histori, me shpresë se këtë herë do të arrijmë edhe deri në finalen e madhe, për të përsëritur suksesin e para dy edicioneve, kur në finalen e madhe kishim luajtur pikërisht ndaj Makedonija GJ.P, kundërshtarit të djeshëm.

“Ishte një ndeshje shumë interesante, e dominuam pjesën e parë, kishim shumë raste, përmes të cilave mund të thellonim rezultatin. Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar. Gjithashtu kishim raste për ta mbyll ndeshjen më herët, por ndodhi që në fund të ndeshjes të shënojmë golin e dytë dhe të kalojmë në raundin tjetër të këtij kompeticioni” – u shpreh Flamur Tairi.

Ai beson se kjo fitore ka ardhur mu në momentin e duhur dhe se do i shërbej skuadrës për ndeshjet në vijim.

“Besoj se kjo fitore do i shërbej shumë skuadrës, do na rikthej besimin për ndeshjet e ardhshme. Mos harroni, jemi ekipi kampion dhe si të tillë do të rikthehemi” – thotë Tairi, i cili gjithashtu foli edhe për ndeshjen derbi kundër Shkëndijës së Tetovës që na pret në fundjavë.

“Ndeshjet kundër Shkëndijës janë gjithmonë interesante dhe të bukura për tu parë e për tu shijuar, si nga tifozët ashtu edhe nga lojtarët në fushën e blertë. Kualiteti i Shkëndijës dihet, por ne jemi ekipi kampion dhe e kemi dëshmuar që ndeshjet e forta i menaxhojmë mirë, ashtu që shpresoj se e diela do të jetë festë për të gjithë dhe se në fund do dalim neve fitues në atë ndeshje” – përfundoi Tairi, i cili po zhvillon sezonin e 8-të me radhë me fanellën e Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat