Memetriza Hamza: Shpresoj të shënoj gol dhe të festoj me Ilirët!

Futboll

Memetriza Hamza: Shpresoj të shënoj gol dhe të festoj me Ilirët!

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 13:28
Memetriza Hamza

Sot (e shtunë) me fillim nga ora 13:00 do të luhet ndeshja mes skuadrave të Bashkimit nga Kumanova dhe Kamenica Sasa, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të të Ligës së dytë, në fakt zigjelbrit rikthehen në stadiumin e tyre pas dy ndeshjeve të pezulluara.

Para ndeshjes së sotme, ka folur për Open-TV, mesfushori i talentuar, Memetriza Hamza.

Ai ka thënë se ekipi i tyre është i gatshëm për të bërë më të mirën gjatë 90 minutave në mënyrë që pikët të ngelin në Kumanovë.

“Sot tre pikët do të ngelin në Kumanovë.

Me rëndësi është fitorja, ndërsa sa i përket golave shpresoj që të shënoj dhe të festojmë së bashku me Ilirët. Presim mbështetjen e tyre maksimale nga gjithë Kumanova, vecanërisht nga Ilirët”, deklaroi tetovari I Memetriza Hamza.

Në tabelën e klasifikimit, Bashkimi është në vendin e tretë me 17 pikë, kurse Sasa me 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat