Shqipëria U-15 fiton me rezultatin 8:1 ndaj San Marinos

Futboll

Shqipëria U-15 fiton me rezultatin 8:1 ndaj San Marinos

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 13:39
Shqipëria

Shqipëria U-15, po tregon një formë shumë të mirë. Kuqezinjtë e trajnerit Armand Damo, triumfuan me shifrat e thella 8:1 ndaj San Marinos, në ndeshjen e vlefshme për turneun “UEFA Development U-15”.

Një tjetër sukses i rëndësishëm për kombëtaren kuqezi, që vjen pas fitores 4-1 të pak ditëve më parë ndaj Ishujve Faroe.

Sa i përket fitores me San Marinon, Fabio Hyseni , Mattia Xhemali dhe Haxhi Rrena shkëlqyen me nga një dopietë, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Erjon Vajushi dhe Rajan Dybeli.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Bosnje Hercegovina fitoi ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 2-0.

Ndeshjet e treta të turneut “UEFA Development U-15” do të zhvillohen më 28 Tetor. Sfida e parë e ditës në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Ishujt Faroe – San Marino në orën 10:00, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina do të përballen në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat