Bledi Shkëmbi ndan mendjen

Futboll

Bledi Shkëmbi ndan mendjen

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Bledi Shkëmbi ka vendosur për anti-Laçin. Në ajrin e Korçës, trajneri i Tiranës do të rreshtojë një skuadër robuste.

Ose më saktë ekipin e pjesës së dytë ndaj Dinamos. Në stol do të jetë Abel Abah që në Vlorë bëri një paraqitje zhgënjyese. Në ndeshjen me Laçin, Shkëmbi do të luajë me një 4-3-3.

Ekipi dje në stërvitje, u rreshtua me Selmanin në portë. Gjumsi djathtas.

Dy qendrat janë Dembele e Kola, si dhe majtas Ismajli. Në mesfushë, Soler. Në krah të tij janë Jonuzi dhe Meta. Në sulm, një treshe zjarri me Haxhiun djathtas, në qendër Zharmuni dhe majtas Prengaj.

I vetmi që rrezikon sfidën me Vllazninë është Ismajli, i cili nëse ndëshkohet me Laçin nuk luan me shkodranët. Nga ana tjetër, në luftë me kohën është Përgjoni, i cili prej gushtit është i dëmtuar. Ai do të luajë vetëm pas pauzës së kombëtares. Dje u stërvit veçmas dhe nuk është gati për përgatitjen me grupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat