Gjilani përmbysi gjithçka për dy minuta në finish të takimit.
Gjilani ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Llapit të Podujevës, në takimine javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Blerim Morina në minutën e 84-të dhe Robert Rrahmani në atë të 85-të, shokojnë Llapin, duke shënuar për fitoren e Gjilanit.
Mysafirët avancuan me golin e Ardit Tahirit në minutën e 44-të por qe kjo epërsi u shkri në finish të takimit.
Jaroviq i Gjilanit dy herë e goditi shtyllën.
Llapi renditet në vend të pestë me 14 pikë dhe Gjilani në të të tetin me 12 sosh.