Gjilani përmbysi gjithçka për 2 minuta në finish të takimit

Futboll

Gjilani përmbysi gjithçka për 2 minuta në finish të takimit

Nga: K.G. Më: 26 tetor 2024 Në ora: 14:54
Gjilani

Gjilani përmbysi gjithçka për dy minuta në finish të takimit.

Gjilani ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Llapit të Podujevës, në takimine javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Blerim Morina në minutën e 84-të dhe Robert Rrahmani në atë të 85-të, shokojnë Llapin, duke shënuar  për fitoren e Gjilanit.

Mysafirët avancuan me golin e Ardit Tahirit në minutën e 44-të por qe kjo epërsi u shkri në finish të takimit.

Jaroviq i Gjilanit dy herë e goditi shtyllën.

Llapi renditet në vend të pestë me 14 pikë dhe Gjilani në të të tetin me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat