Asensio: Të distancohemi nga zhurmat e jashtme

Futboll

Asensio: Të distancohemi nga zhurmat e jashtme

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 15:53
Asensio

Numërimi mbrapsht për PSG - Marseille po shkon drejt fundit, teksa sytë kureshtarë të rivalëve të mëdhenj në Ligue 1 do të përqendrohen te “Le Classique”.

Të rinjtë e De Zerbit luajnë për vendin e parë në renditje, PSG për besueshmërinë dhe vijimësinë në “Velodrome”. I intervistuar nga “PSG TV”, Marcos Asensio kujtoi përplasjen e tij të parë direkte me OM (fitoi 2-0), sapo mbërriti nga Real Madridi:

“Kam ndjenja shumë pozitive, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Mendoj se skuadra jonë ishte shumë e mirë dhe e përqendruar.

Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer dhe e merituam të fitonim. Kur u kthyem në Paris, pritja nga tifozët ishte e pabesueshme. Kam kujtime të bukura nga ajo transfertë, ishte hera e parë që e pata një përvojë të tillë”.

Në moshën 28-vjeçare, Asensio është një nga lojtarët më të pjekur në skuadrën pariziene dhe do të duhet të ndriçojë rrugën për ata që janë më të rinj e më pak të përgatitur se ai: “Janë gjithashtu ndeshje emocionale, pasionante, në të cilat duhet të provoni të ‘mbyllni veshët’ (distancoheni nga zhurma e jashtme).

Në fund të ditës, duhet t’i thoni vetes se është vetëm një ndeshje tjetër, edhe pse po flasim për një klasike shumë të rëndësishme. Bashkëlojtarëve më të rinj iu them të qëndrojnë të qetë dhe të luajnë si gjithmonë.

Ne duhet të rritemi ndërsa kampionati vazhdon, të fitojmë besim dhe të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Jam i sigurt se gjërat do të shkojnë shumë mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat