Galatasaray - Besiktas do të transmetohet në mbi 100 vende të globit

Futboll

Galatasaray - Besiktas do të transmetohet në mbi 100 vende të globit

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 16:04
Pamje nga një ndeshjje

Stambolli pret me padurim ndeshjen mes Galatasaray dhe Besiktasit.

Ndeshja, e cila do të mbahet të hënën në orën 18:00, pritet që të transmetohet në më shumë se 100 vende të ndryshme të globit.

Sipas transmetuesit zyrtar, në stadium do të jenë 25 kamera dhe një dron.

Ndeshja do të jetë mjaft e luftuar pasi luajnë dy vendet e para të klasifikimit.

Gallata udhëheq tabelën e renditjes pasi në 9 takime ka grumbulluar 25 pikë ndërsa Beshiktashi i Muçit e ndjek me 20 pikë në tetë takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat