Mazrekaj i vështirë për t'u markuar

Futboll

Mazrekaj i vështirë për t'u markuar

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 16:44
Arjan Bellai - majtas

Besa dhe Vora kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë.

Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi në barazim 1-1.

Pas kësaj sfide foli trajneri i Vorës, Arjan Bellai.

“Në radhë të parë komplimentoj djemtë e mi që dhanë shpirtin në fushën e lojës. Në 15 minutat e para nuk ishim ato që duhet të ishim. I kishim marrë masat për Mazrekajn, por Mazrekaj është Mazrekaj.

U munduam që ta mbyllnim që kur pësuam golin.

Më pas nuk u vumë në vështirësi, pas minutës së 15-të deri në fund ishin të përqendruar të gjithë. U duk lodhje në fund, por kundër një ekipi si Kavaja duhet të japësh maksimumin”, tha Bellai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat