Kastrioti dhe Flamurtari kanë luajtur ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë.
Sfida e zhvilluar në Krujë, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur zv.trajneri i Kastriotit, Shkëlzen Ristami.
“Ishte një ndeshje që e kishim përgatitur edhe me profesorin. Përballë kishim Flamurtarin një ekip të mirëorganizuar. Janë detajet e vogla ato që na ndëshkuan. Ekipi luftoi dhe pati dëshirë, sakrifikoi, por përfundimi është që ne humbëm.
Ne konsiderohemi ekip i vështirë për t’u mundur. Sot skuadra luftoi dhe bëri gjithçka. Por janë detajet, një mungesë përqëndrimi, një humbje topi dhe një skuadër e mirë të ndëshkon. U munduam të reagojmë, por Flamurtari mbylli hapësirat.
Ne duhet të bëjmë më mirë. Ekipet si Flamurtari janë një hap para nesh. Ne duhet ta pranojmë diçka të tillë”, tha Ristami.