Emiljano Musta tregon numrin "9" më të vështirë

Futboll

Emiljano Musta tregon numrin "9" më të vështirë

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 16:56
Emiljano Musta - majtas

Elbasani dhe Skënderbeu do të përballen ditën e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 17:00. Në prag të kësaj sfide ka folur mbrojtësi i Elbasanit që sot mungon, Emiljano Musta.

“Elbasani është brenda pritshmërive. Ekip që është investuar dhe ka tifozeri euforike. Hap pas hapi do t’i shkojmë deri në fund kampionatit. Skuadra ka ardhur në rritje dhe lojtarët janë kontigjent i ri. Në fillim jemi munduar të njohim njëri-tjetrin dhe më pas t’i japim kohë vetes për të njohur kundërshtarët.

Më mungon pjesa ofensive, pasi kam qenë lojtar që shënoja 5 gola dhe asistoja. Megjithatë më ka kërkuar të rri më shumë në qendër që të ndërtojmë nga poshtë dhe që i nxjerr topat mirë. Mendoj që kam dhënë maksimumin dhe në atë pozicion. Kam vite që luaj dhe mundohem t’i rregulloj këto gjëra dhe me eksperiencë.

Pozicioni im është vendosur tashmë, jam qendërmbrojtës nga e majta. Nëse do më kërkohet do luaj dhe sulmues. Ndaj Skënderbeut është ndeshje e vështirë. Me fitoren e fundit në Ballsh janë të qetë dhe kanë një trajner që e vendos ekipin mjaft mirë. Do të veçoja Rashicën. Është një ndeshje shumë e vështirë. Shpresoj të dalim me 3 pikët

Sulmuesi më i vështirë? Në opinionin tim është Bismarck i Skënderbeut, si numër 9 është më i miri në Shqipëri për aq sa kam parë në fazën e parë, hap shumë probleme”, tha Musta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat