Dita e madhe e “El Clasico”-s, pritet spektakël mbrëmjen e sotme

Futboll

Dita e madhe e “El Clasico”-s, pritet spektakël mbrëmjen e sotme

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00, do të luhet më në fund  “El Clasico”-n e parë të sezonit. Real Madrid dhe Barcelona, përballen mes tyre në “Santiago Bernabeu”.

Spektakli është i garantuar, edhe për shkak të formës së shkëlqyer që po kalojnë si Reali edhe Barcelona.

Madrilenët numërojnë tre fitore radhazi, mes kampionatit dhe Champions League, aty ku mposhtën me përmbysje Borussia Dortmund, me rezultatin 5-2.

Në krahun tjetër, Barcelona, numëron katër fitore, ku në sfidën e fundit mposhtën thellë 4-1 Bayernin.

Katalanasit nuk njohin fitore ndaj Realit prej katër ndeshjes, sa i përket takimeve zyrtare dhe do të kërkojnë të thyejnë “makthin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat