Xherdan Shaqiri është trim i ndeshjes, duke shënuar një gol dhe katër asistime për fitoren e thellë në udhëtim të Baselit, me rezultat 6:1 ndaj Winterthurit.
Kjo ëshë fitorja më e thellë e Baselit dhe loja më e mirë e yllit nga Kosova, Shaqirit prej se është kthyer në ekipin e njohur zviceran.
Shaqiri asistoi në minutën e 8-të dhe të 25-tën ku shënuan Kevin përkatësisht Traore.
Xherdan Shaqiri shënoi gol të bukur në minutën e 33-të, duke goditur me mjeshtri nga rreth 18 metra dhe topi futet në këndin e poshtëm të vendasve.
Portieri i shtangur e shikonte me sy topin se si futej në rrjetë.
Në minutën 23-të, Shaqiri nga korneri goditi mjeshtrisht dhe topi goditi traversën pra në shtyllën e dytë.
Në minutëne 48-të, Shaqiri asistoi për Baro duke shënuar p]ër 0:4.
Në minutën e 57-të, Shaqiri harkoi nga korneri dhe Kapino realizoi autogol për 0:5.
Futbollisti Soticek shënoi për 0:6 në minutën e 72-të.
Schneide (90') - shënoi për vendasit, 1:6.
Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 71-të.
Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti janë aktivizuar nga minuta e 71-të për Baselin.
Leon Avdullahu është paraqitur titullar për Baselin dhe Labinot Bajrami për Winterthurin, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 59-të.
Baseli renditet në vend të tretë me 19 pikë e Winterthur në të 12-tin me 7 sosh pas javës së 11-të të Kampionatit të Zvicrës.