Xherdan Shaqiri nuk di të ndalet, çon në këmbë Zvicrën

Futboll

Xherdan Shaqiri nuk di të ndalet, çon në këmbë Zvicrën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 tetor 2024 Në ora: 18:49
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është trim i ndeshjes, duke shënuar një gol dhe katër asistime për fitoren e thellë në udhëtim të Baselit, me rezultat 6:1 ndaj Winterthurit.

Kjo ëshë fitorja më e thellë e Baselit dhe loja më e mirë e yllit nga Kosova, Shaqirit prej se është kthyer në ekipin  e njohur zviceran. 

Shaqiri asistoi në minutën e 8-të dhe të 25-tën ku shënuan Kevin përkatësisht Traore.

Xherdan Shaqiri shënoi gol të bukur në minutën e 33-të, duke goditur me mjeshtri nga rreth 18 metra dhe topi futet në këndin e poshtëm të vendasve. 

Portieri i shtangur e shikonte me sy topin se si futej në rrjetë.

Në minutën 23-të, Shaqiri nga korneri goditi mjeshtrisht dhe topi goditi traversën pra në shtyllën e dytë.

Në minutëne 48-të, Shaqiri asistoi për Baro duke shënuar p]ër 0:4.

Në minutën e 57-të, Shaqiri harkoi nga korneri dhe Kapino realizoi autogol për 0:5.

Futbollisti Soticek shënoi për 0:6 në minutën e 72-të.

Schneide (90') - shënoi për vendasit, 1:6.

Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 71-të.

Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti janë aktivizuar nga minuta e 71-të për Baselin.

Leon Avdullahu është paraqitur titullar për Baselin dhe Labinot Bajrami për Winterthurin, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 59-të. 

Baseli renditet në vend të tretë me 19 pikë e Winterthur në të 12-tin me 7 sosh pas javës së 11-të të Kampionatit të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat