Elbasani dhe Skënderbeu ndajnë pikët mes shumë emocionesh

Futboll

Elbasani dhe Skënderbeu ndajnë pikët mes shumë emocionesh

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 19:58
Pamje nga ndeshja

Elbasani dhe Skënderbeu kanë ndarë pikët në superndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. 

Dueli u zhbllokua në të 29-ën nga Rashica me një supergol nga jashtë zonës.

Para fundit të pjesës së parë korçarët ngelën me 10 lojtarë për shkak se kapiteni Prençi u larguar me karton të kuq.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Ze Gomesh shënoi golin e barazimit. Kështu skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

Në pjesën e dytë padyshim heroi i Skënderbeut ishte portiere Alia i cili bëri shumë pritje vendimtare duke mos lejuar asnjë gol. Kështu bardhekuqtë marrin një pikë shumë të rëndësishme ndaj verdhebluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat