Lewandowski, Yamal e Raphinha, të papërmbajtshëm, Barcelona leksion Realit në Madrid 

Futboll

Lewandowski, Yamal e Raphinha, të papërmbajtshëm, Barcelona leksion Realit në Madrid 

Nga: K. Goca Më: 26 tetor 2024 Në ora: 22:46
Lewandowski e Yamal festojnë

Barcelona ka shënuar fitore të madhe në derbin e madh të Kampionatit të Spanjës njëherësh derbi më i madh në botë.

Barcelona i dha leksion Real Madridit në “Santiago Bernabeu” duke i shkaktuar humbje të thellë, 4:0.  

Lewandowski, Yamal e Raphinha, të papërmbajtshëm. 

Image

Pamje nga ndeshja

Në minutën e 54-të, sulmuesi polak Robert Lewandowski, lirohet për mrekulli duke vepruar me të parën nga rreth 17 metra, goditja e tij përfurndoi në këndin e poshtëm të majtë të Realit, 0:1.

Në minutëne 56-të, Balde krosoi për bukuri, ndërsa Lewandowski shënoi me kokë për 0:2.

Lamine Yamal luftarak deri në pikën e fundit, futet brenda 16-shit dhe nga këndi i vdekur e mposhti portieri Lunin, 0:3 në minutën e 77-të.

Në minutën e 85-të, Raphinha parabolloi portierin Lunin, 0:4. 

Ndeshje e hapur e lojë e nivelit të lartë, me raste shënimi qoftë nga vendasit qoftë nga udhëtuesit.

Një Barcelonë e rrezikshme në çdo moment me Lewandowskin e Yamalin, ndërsa Reali me Mbappen, Viniciusin e Bellinghamin, nuk treguan sonte klasin e tyre.

Barcelona nga 11 ndeshje, ka 10 fitore e vetëm 1 humbje, me goldallim 37:10.

Kampioni në fuqi i Spanjës, Reali tani ka pësuar humbjen e parë pas 7 fitoreve e 3 barazimeve. 

Barcelona kryeson me 30 pikë e ka 6 më shumë se Reali në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat