Yamal bëhet futbollisti më i ri që shënon në derbin e madh

Futboll

Yamal bëhet futbollisti më i ri që shënon në derbin e madh

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 23:42
Yamal në veprim

Barcelona, mund të thuhet me plot gojë, që është skuadra për t’u mundur këtë sezon, me katalanasit që kanë turpëruan me rezultatin 0:4, Real Madridin, në këtë mbrëmje të 26 tetorit, duke i dhënë një “leksion” futbolli, skuadrës së Ançelotit.

Dopieta e Levandovskit si dhe golat e Jamal dhe Rafinjës, tronditën madrilenët në shtëpi. 

Ndërkohë rekordet historike të talentit Yamal nuk kanë të ndalur.

Falë realizimit të sotëm, spanjolli, vetëm 17 vjeç e 105 ditë, ka parakaluar, Ansu Fati (17 vjeç e 359 ditë), duke u bërë golashënuesi më i ri në të gjithë historinë e “El Classicos”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat