Xherdan Shaqiri befason: Nuk e dija nëse dikush tjetër e preku apo jo 

Futboll

Xherdan Shaqiri befason: Nuk e dija nëse dikush tjetër e preku apo jo 

Nga: K. Goca Më: 27 tetor 2024 Në ora: 00:01
Xherdan Shaqiri

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka treguar lojën më të mirë prej se është kthyer të skuadra e Baselit, përveç që shënoi gol të bukur në minutën e 33-të nga rreth 18 metra, asistoi edhe në katër gola tjerë për fitoren 6:1 në udhëtim ndaj Winterthurit, në kuadër të Kampionatit të Zvicrës.

Shaqiri mahniti të gjithë me lojë, me një teknikë të përsosur dhe me asistimet e tija fantastike.

“Gjithçka shkoi shumë mirë për ne, përfshirë edhe mua personalisht.

Ne donim të vazhdonim serinë e fitoreve, por e dinim se është gjithmonë e vështirë të luash në Winterthur.

Por është e rëndësishme që ne vazhduam që të shfaqim këtë mentalitet fitues.

Është për të ardhur keq që pësuam një gol, por në përgjithësi ishte një lojë e mirë për ne.

Mora këndin e vështirë drejt shtyllës së parë dhe sigurisht që doli shkëlqyeshëm.

Nuk e dija nëse dikush tjetër e preku apo jo.

Por qëllimi është në fakt i imi, duhet ta them këtë. Në fund të fundit, nuk më intereson vërtet”, thotë Shaqiri transmeton mediumi zviceran “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat