Trajneri e dënoi dhe nxirrte çdo ditë për vrap te Liqeni

Futboll

Trajneri e dënoi dhe nxirrte çdo ditë për vrap te Liqeni

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 11:06
Pamje

Vangjel Zguro dhe Mentor Mazrekaj janë dy emra mjaft të njohur në futbollin shqiptar, duke qenë akoma aktivë. Mazrekaj luan për Besën e Kavajës në Kategorinë e Parë, e Zguro aktivizohet me Partizanin në Superiore.

Teksa këta dy lojtarë janë takuar së fundmi bashkë, duke bërë nostalgjik tifozët e Partizanit.

Në një foto të publikuar nga Zguro, shihet ky i fundit duke drekuar me Mazrekajn.

Dikur këta dy lojtarë kanë qenë shokë ekipi te “Demat” dhe ranë në sy duke pasur të njëjtin temperament prej trazovaçësh dhe të pabindurish.

Madje, ky karakter i Mazrekaj shkoi deri aty ku trajneri i asokohe i Partizanit, Adolfo Sormani e dënoi. Futbollisti me origjinë nga Kosova u detyrua që çdo ditë të bënte vrap nga Liqeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat