Trajneri i Skënderbeut e ka punën “pisk”

Futboll

Trajneri i Skënderbeut e ka punën “pisk”

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 11:13
Gvozdenoviq

Skënderbeu ia doli që me 10 lojtarë që prej minutës së 43-të, t’i merrte një barazim Elbasanin në “Elbasan Arena”. Ndeshja e vlefshme për javën e 10-të të Superiores përfundoi me rezultatin 1-1.

Megjithatë, trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviq e ka “pisk” punën për sfidën e ardhshme kundër Partizanit. Shkak për këtë është bërë pikërisht ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Albi Doka.

Ky i fundit e la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 25-të pasi u dëmtua. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të Dokës, por futbollisti do të ishte një mungesë e madhe për Skënderbeun ndaj Partizanit.

Kujtojmë që kjo sfidë do të zhvillohet më 30 tetor, duke nisur nga ora 17:00. Përsa i përket Dokës, vlen të theksohet se 27-vjeçari ka luajtur 7 ndeshje me Kombëtaren A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat