Gati për derbin me Shkëndijën

Futboll

Gati për derbin me Shkëndijën

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 12:03
Nikola Vlajkoviç

Nikola Vlajkoviç e di se Struga Trim Lum do të duhet të bëjë një performancë të shkëlqyer të dielën kundër Shkëndijës, në rast se duam që nga Tetova të largohen me tre pikët e plota…

Struga Trim Lum të dielën udhëton drejt Tetovës për tu përballur me Shkëndijën, në një nga ndeshjet që gjithnjë kanë zgjuar shumë interesim në futbollin elitar në Maqedoni.

“Vlajkoviç dhe bashkëlojtarët e tij janë plotësisht të vetëdijshëm për sfidën e rëndë që i pret ata në Tetovë, mirëpo bazuar në rezultatet e fundit që kemi arritur në fushën e këtij kundërshtari, atëherë është mirë që të besojmë se mund t’ia dalim edhe këtë herë”, njofton FC Struga Trim Lum.

“Sigurisht që presim një ndeshje të vështirë në Tetovë kundër një skuadre që luan shumë mirë në terren vendas, që në rradhët e veta ka futbollistë shumë të mirë dhe me përvojë, mirëpo neve duhet të shohim veten.

Sa i përket skuadrës, mendoj se jemi të gatshëm të kundërpërgjigjemi dhe të shfrytëzojmë anët e tyre negative. Do të japim më të mirën nga vetja për të fituar tre pikët e plota” – thotë Nikola Vlajkoviç, i cili në ndeshjen e edicionit të kaluar në lojë ishte inkuadruar nga bankina, duke qenë pjesë e asaj fitore të madhe, 2:0, që në fund në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndikoi edhe në titullin kampion, duke sjellë trofeun e më të mirit në Strugë.

“Gjithsesi se do të mund të përsërisim ndeshjen e vitit të kaluar, kur fituam me rezultatin 2:0 dhe kur neve u shpallëm kampion pas asaj ndeshje. Vetëm duhet të jemi të fokusuar gjatë gjithë 90 minutave dhe të japim maksimumin nga vetja.

Nëse arrijmë të bëjmë një gjë të tillë, fitorja nuk do të mungojë”. – vijoi futbollisti i krahut të djathtë të skuadrës, që sot pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 5-të këtë edicion në Ligën e Parë, apo gjithsej të 10-tën, pas atyre në arenën ndërkombëtare dhe në mesjavë në kuadër të Kupës së Maqedonisë kundër Makedonija GJ.P.

Në këtë ndeshje, skuadra reagoi shumë pozitivisht pas asaj disfate të hidhur javën e kaluar në kampionat ndaj Sileksit, duke bërë që atmosfera të ngritet në nivelin e duhur.

“Sigurisht që fitorja kundër Makedonija Gj.P në mesjavë në kuadër të Kupës kishte vlerë shumë të madhe.

Atmosfera në skuadër është e mirë dhe mezi presim ndeshjen kundër Shkëndijës, ku shpresojmë të fitojmë tre pikët e plota”. – përfundoi Vlajkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat