Java e 11-të e Maqedonisë së Veriut Strugën Trim Lum e dërgon në Tetovë, nga ku kanë kujtime shumë të bukura së fundmi, pasi pikërisht pas një fitore direkte ndaj Shkëndijës, rivalit të sotëm, u shpallëm kampion….
“Derbi i parë i këtij edicioni kundër Shkëndijës është këtu dhe i njëjti do të zhvillohet në Tetovë, nga ku kemi kujtime shumë të mira. Pikërisht fitorja 2:0 në ndeshjen e fundit në këtë impiant na mundësoi që të shpallemi kampion në një ndeshje direkte për titull.
Këtë herë gjërat qëndrojnë më ndryshe, pasi nesër rrumbullaksojmë vetëm pjesën e parë të sezonit, për të vijuar më pas edhe me dy etapa, pas të cilave edhe zyrtarisht do të mësojmë kampionin e ri.
E deri atëherë, neve me plotë meritë mbajmë epitetin e kampionit dhe si të tillë udhëtojmë për ndeshjen e rradhës kundër Shkëndijës, ndaj së cilës do të zhvillojmë ndeshjen e 15-të kampionale.
8 prej tyre deri më tani i kemi zhvilluar si mysafir ndaj kësaj skuadre, ku numërojmë 4 fitore dhe 4 barazime. Pa dyshim, fitorja më e ëmbël mbetet ajo e sezonit të kaluar.
Ndeshja e fundit në Tetovë na rikthen shumë emocione, por njëkohësisht edhe në histori, pasi e njëjta na mundësoi që të shpallemi kampion. Fitorja 2:0 ndaj rivalit direkt për titull në fund shijonte edhe më shumë, pasi në atë mënyrë dëshmon se je më i miri.
Golat e Besart Ibraimit dhe Marjan Radeskit para tribunave të mbushura, na e siguruan fitoren, ndërsa assesi nuk mund ti harrojmë fjalët motivuese të trajnerit Meriton Gega, para se skuadra të zbriste në fushën e blertë:
Pra le të futemi edhe sot në këtë ndeshje si burra dhe te lë të dalim si burra”, njofton FC Struga Trim Lum.