Statistikat mes Struga Trim Lum – Shkëndija

Futboll

Statistikat mes Struga Trim Lum – Shkëndija

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 12:09
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum sot kundër Shkëndijës do të zhvillojnë gjithsej ndeshjen e 16-të, përfshirë këtu edhe atë ndeshje çerekfinale të Kupës të sezonit 2021/22, kur falë penaltive kishin vazhduar tutje, pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur pa gola.

“Ndryshe nga gjithsej 14 ndeshje të zhvilluara në historikun e ndeshjeve të Ligës së Parë, jemi ne skuadra në avantazh përballë Shkëndijës.

Gjithsej 7 fitore për Struga Trim Lum, kundrejt 4 fitoreve të Shkëndijës, derisa 3 ndeshje janë mbyllur me barazime.

17 gola kemi shënuar neve, ndërsa Shkëndija 14-të. Janë plotë 4 futbollistë që kanë shënuar nga dy gola kundër “kuqezinjëve”, edhe atë tre prej tyre janë ende pjesë e skuadrës, si Hristijan Maleski, Marjan Radeski dhe Bunjamin Shabani, me këtë të fundit që nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën, kjo për shkak dëmtimit, që tashmë e ka larguar atë për një kohë më të gjatë nga fushat e blerta.

Gëzon fakti se asnjë nga 14 ndeshjet e deritanishme mes nesh në kuadër të Ligës së Parë, nuk ka përfunduar pa gola.
Ndeshja e vetme e tillë (pa gola), ishte ajo e sezonit 2021/22, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës.

Atë ndeshje golin e fundit dhe të fitores në ruletin e penaltive për skuadrën e Struga Trim Lum e shënonte, Klisman Cake, që sot mbron ngjyrat e Shkëndijës.
Ndeshja me më shumë gola, ishte ajo e 13 shkurtit të vitit 2022, kur në Tetovë neve kishim pësuar disfatë 3:1.
Struga Trim Lum katër herë ka arritur që të ruajë portën e paprekur në ndeshjet kundër Shkëndijës.

Ndeshja e nesërme do të jetë e dyta që do ta zhvillojmë gjatë muajit tetor, ndërsa më së shumti ndeshje kundër njëri tjetrit kemi zhvilluar gjatë muajit nëntor, gjithsej 4.

Bojan Ilievski të dielën kundër Shkëndijës zhvillon ndeshjen e tij të 140 në Ligën e Parë dhe të 11-tën me fanellën e Struga Trim Lum.

Arbitër kryesor i takimit të sotëm do të jetë Stojan Trpçevski, arbitër ky që ndante drejtësinë edhe në ndeshjen e fundit tonën në Tetovë, kur kishim shënuar fitore 2:0.

Shkëndija aktualisht ndodhet në pozitën e dytë, me një epërsi prej 5 pikësh ndaj nesh. Ata në 10 ndeshjet e deritanishme kanë regjistruar 5 fitore, 4 barazime dhe vetëm një disfatë. Dyshja Fiton Ademi-Besart Ibraimi me nga 5 gola të shënuar figurojnë si më të rrezikshmit te skuadra kundërshtare, që nesër nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Vane Kërstevskit dhe Daouda Bamba, ndërsa në pikëpyetje është edhe paraqitja e Valon Ahmedit.

Në anën tjetër, në skuadër rikthehet Stefan Kocev, pas pezullimit prej dy ndeshjeve për kartonin e kuq ndaj Sileksit”, njofton FC Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat