Mungesat te Struga Trim Lum

Futboll

Mungesat te Struga Trim Lum

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 12:13
Struga Trim Lum

Sa u përket mungesave në klubin e futbollit Struga Trim Lum, ato vazhdojnë të jenë të njëjtat, tashmë një kohë më të gjatë. 

“Pra, për shkak dëmtimeve, skuadrën nuk do të mund ta ndihmojnë kapiteni Bunjamin Shabani, Besmir Bojku dhe Hadis Tairi.
Që të tre po vazhdojnë terapinë e duhur, ashtu që presim që së shpejti ti bashkohen grupit.

Stojan Trpçevski është caktuar për të gjykuar ndeshjen e së dielës. Ai ka ndarë 56 kartonë të verdhë në nëntë ndeshje deri më tani këtë edicion.

Ai për herë të fundit në një ndeshje të Struga Trim Lum ishte përfshirë vetëm para 22 ditëve, në ndeshjen në arenën “Todor Proeski” në Shkup, kur mundëm Vardarin me shifrat 4:1.

Mirëpo kjo nuk është ndeshja e vetme që na ka referuar këtë edicion. Trpçevski na kishte referuar edhe në ndeshjet kundër Voska Sport (1:1), Rabotniçki (0:2) dhe Besa Dobërdoll (1:0).

Deri më tani kundër Shkëndijës na ka referuar dy herë, dhe në të dyja rastet ishim neve që shënonim fitore me rezultatin 2:0. Fillimisht një gjë të tillë me Trpçevskin arbitër, kishim bërë me 1 maj të vitit 2021, ndërsa hera e fundit, ishte ndeshja e edicionit të kaluar, e zhvilluar sërish në maj (12.05.2024).

Ndeshja e ditës së sotme kundër Shkëndijës do të jetë e 8-ta që Trpçevski do na referojë vetëm gjatë vitit 2024, dhe e 18-ta në kuadër të Ligës së Parë. Ndeshja e javës së 11-të në Ligën e Parë midis Shkëndijës dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në ora 13:00”, njofton FC Struga Trim Lum.

Arbitrat 

Arbitër kryesor: Stojan Trpçevski
Asistentë: Kushtrim Lika, Slagjan Markoski
Arbitër i katërt: Stojançe Stojanov
Delegatë: Antonio Nasevski
Kontrollues: Marjan Kirovski

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat