Motta rikthen kapitenin në bord

Futboll

Motta rikthen kapitenin në bord

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 12:51
Thiago Motta

Opsionet nuk janë të shumta, por të paktën janë më shumë se ato që kanë qenë ndeshjet e fundit. Juventusi përballet me Interin nesër në suerperfidën e javës së nëntë të Serisë A dhe Thiago Motta vazhdon të ketë ekuacione të shumta sa i përket formacionit.

Mungesat tashmë janë pothuajse të qarta. Kopmainersin mund ta rikthejë vetëm një mrekulli, Niko Gonzalez, Gleison Bremer, Duglas Luiz dhe Arkadiuzh Milik më pas janë mungesa 100% të sigurta.

Për këtë arsye zgjedhjet e Tiago Motës janë me pikatore nga mbrojtja deri në repartin e sulmit, madje mund të cilësohen si zgjedhje të detyruara.

Në portë Mikele Di Gregorio do të rikthehet në formacionin titullar pas ndeshjes së Championsit me Shtutgartin, ndërsa rikthim nga minuta e parë pritet të ketë edhe në mbrojtje.

Federiko Gati do të marrë vendin e Danilos, ndërsa në krahun e majtë, Andrea Kambiaso ulë në stol Kabalin. Savona e Kalulu tashmë duken totalisht të paprekshëm për Tiago Motën me kushtet që është. Padyshim që alternativa të shumta nuk ka sepse pa Bremer, liderët e mbrojtjes tashmë janë të caktuar. Në mesfushë mungesa e Duglas Luiz, Teun Kopmeiners dhe Niko Gonzalez bën që Mota të jetë i detyruar me aktivizimet.

Manuel Lokateli dhe Ueston Mek’Keni do të luajnë përpara mbrojtjes, me Kenan JilLdiz, Faxholin dhe Fransisko Konseisaon pas shpinës së Dushan Vlahoviçit. Megjithatë, ka pak balotazh në formacionin që Mota mund të zgjedhë sepse Kenan Jildiz mund të jetë lëvizja surprizë, duke luajtur ai si trekuartist dhe Mbangula në krahë duke ulur në stol Faxholin.

Megjithatë, shanset më të larta janë që katërshja e repartit ofensiv të mos preket, por të jetë e njëjtë me ndeshjen e fundit ndaj Shtutgartit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat