Presioni i derbit

Futboll

Presioni i derbit

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 12:54
Simone Inzagit

Pas dëmtimeve të Açerbit dhe Çalhanoglusë në pjesën e parë në transfertën me Romën, lista e lojtarëve të pa disponueshëm për Inzagin nis të zgjatet zyrtarisht.

Por jo të gjitha lajmet janë negative në shtëpinë e Interit sepse Kristijan Asllani është rikthyer të punojë me grupin dhe është rikuperuar plotësisht pas një goditjeje që mori në gju. Ai kishte humbur pikërisht ndeshjet me Romën dhe transfertën e Zvicrës.

Si për çudi, të dyja ndeshjet ku mungoi edhe Çalhanoglu. Por mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, mori ngarkesë të plotë. Një lajm shumë i mirë për trajnerin zikaltër që kundër Juventusit do të duhet që të bëjë edhe një herë tjetër pa shërbimet e Hakan Çalhanoglusë.

Rikuperimi i Asllanit ka futur në mendime të thella dhe deri diku në telashe trajnerin Inzagi, pasi nuk dihet nëse do t’ia besojë atij fanellën e titullarit apo do të vazhdojë me Barelën. Ky i fundit është përshtatur mirë në atë rol përpara mbrojtjes, por skuadra humbet diçka në metrat më përpara.

Asllani është gati që të marrë përgjegjësitë për të luajtur një ndeshje të madhe si kjo dhe nga këtu do të kuptohet edhe sa besim ka trajneri Inzagi tek ai. Nuk përjashtohet mundësia që përpara mbrojtjes të luajë Zielinski, edhe pse duket pak e vështirë.

Për pjesën tjetër, zgjedhjet e Simone Inzagit thuajse janë të bëra. Në portë Zomer nuk preket, teksa përpara tij do të luajë Bastoni me De Vrajin dhe Pavarin. Nga krahët Dimarko do të luajë majtas dhe në të djathtë mund të kemi një balotazh mes Dumfrisit dhe Darmianit. Skuadra do të plotësohet me pjesën tjetër me Mkitarianin dhe në sulm dyshja Turam dhe Lautaro Martinez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat