Portieri Besjan Aliju debutoi në Ligën e Dytë të Maqedonisë me 16 vjeç.
Skuadra e tij, Bashkimi nga Kumanova mposhti Kamenica Sasa me rezultat 2:1. Ai është i lindur më 3 shtator 2008. Besjani ka shkëlqyer në portë.
Kështu të paktën e ka vlerësuar trajneri i tij, Afrim Latifi:
“Besjani e meritoi këtë. Ai bëri ndeshje të mirë dhe kishte karizëm të mirë. Jam shumë i lumtur. Është ndoshta portieri më i ri jo vetëm në Ligën e dytë, por edhe në Ligën e parë, tha Latifi për Open-TV...
Ai ishte në vendin ku shkoi topi në çdo goditje. Ky është një kualitetit i rëndësishëm dhe nuk mendoj se është rastësi”, ka thënë Latifi.