Afrim Latifi i impresionuar me paraqitjen e rrallë të portierit të ri, Besjan Aliju!

Futboll

Afrim Latifi i impresionuar me paraqitjen e rrallë të portierit të ri, Besjan Aliju!

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 12:57
Afrim Latifi e Besjan Aliju

Portieri Besjan Aliju debutoi në Ligën e Dytë të Maqedonisë me 16 vjeç.

Skuadra e tij, Bashkimi nga Kumanova mposhti Kamenica Sasa me rezultat 2:1. Ai është i lindur më 3 shtator 2008. Besjani ka shkëlqyer në portë.

Kështu të paktën e ka vlerësuar trajneri i tij, Afrim Latifi:

“Besjani e meritoi këtë. Ai bëri ndeshje të mirë dhe kishte karizëm të mirë. Jam shumë i lumtur. Është ndoshta portieri më i ri jo vetëm në Ligën e dytë, por edhe në Ligën e parë, tha Latifi për Open-TV...

Ai ishte në vendin ku shkoi topi në çdo goditje. Ky është një kualitetit i rëndësishëm dhe nuk mendoj se është rastësi”, ka thënë Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat