Bashkimi fitoi dje në “shtëpi” përballë Kamenica Sasa, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Ligës së dytë të Maqedonisë.
Sfida e zhvilluar në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë përfundoi me fitoren 2:1 të vendasve, me golat e Agan Sulimanit dhe Ensar Saitit.
Një sfidë e veçantë kjo ishte për Blend Zeqirin, ishlojtarin e Bashkimit, që është nga Kumanova.
“Ndjenjë e mirë të luaj në shtëpinë time në Kumanovë dhe kundër ish-ekipit tim të zemrës.
Ishte ndeshje e vështirë, por Bashkimi i shfrytëzoj rastet me gola dhe e fitoj ndeshjen. I uroj të gjitha të mirat dhe shpresoj sezonin tjetër t’i shoh në Ligën e Pare, aty ku e ka vendin”, ka deklaruar për Open-TV, Blend Zeqiri.