Zeqiri: Ndjenjë e mirë të luaj në ‘shtëpinë time’ në Kumanovë

Futboll

Zeqiri: Ndjenjë e mirë të luaj në ‘shtëpinë time’ në Kumanovë

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 13:00
Blend Zeqiri

Bashkimi fitoi dje në “shtëpi” përballë Kamenica Sasa, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Ligës së dytë të Maqedonisë.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë përfundoi me fitoren 2:1 të vendasve, me golat e Agan Sulimanit dhe Ensar Saitit.

Një sfidë e veçantë kjo ishte për Blend Zeqirin, ishlojtarin e Bashkimit, që është nga Kumanova.

“Ndjenjë e mirë të luaj në shtëpinë time në Kumanovë dhe kundër ish-ekipit tim të zemrës.

Ishte ndeshje e vështirë, por Bashkimi i shfrytëzoj rastet me gola dhe e fitoj ndeshjen. I uroj të gjitha të mirat dhe shpresoj sezonin tjetër t’i shoh në Ligën e Pare, aty ku e ka vendin”, ka deklaruar për Open-TV, Blend Zeqiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat