Historia shkruhet në Brazil! 1,2,3 topi nis nga qendra dhe direkt karton i kuq

Futboll

Historia shkruhet në Brazil! 1,2,3 topi nis nga qendra dhe direkt karton i kuq

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 13:38
Pamje nga ndeshja

Në ndeshjen e javës së 31-të të kampionatit brazilian ndërmjet Athletico Paranense dhe Cruzeiro është parë kartoni i kuq më i shpejtë në historinë e futbollit.

Takimi mes skuadrave braziliane ka nisur në orën 23:30 dhe vendasit kanë udhëhequr nga minuta e 25-të me golin e Pablos.

Por ndeshja filloi në një mënyrë të pabesueshme.

Sapo topi nisi nga qendra, Rafa Silva e goditi me bërryl lojtarin vendas, për këtë arsye ai mori karton të kuq direkt.

Gjithçka ndodhi në pesë sekonda, ndaj në Brazil pretendojnë se historia është shkruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat