Barcelona turpëroi Real Madridin mbrëmë në “Santiago Bernabeu” duke e mposhtur me shifrat e thella 4:0.
Një ndeshje në të cilën blaugranat shkëlqyen duke mos iu lënë hapësira madrilenëve.
Teksa ndeshja ishte drejt fundit, Gavi provokoi Viniciusin duke i thënë “4-0, 4-0” duke bërë gjestin me dorë në rast se lojtari i Real Madridit nuk ishte i qartë.
Të dy janë përballur me njëri-tjetrin shumë herë, por mbrëmë braziliani u përmbajt dhe situata u mbyll me aq.