Felipe Melo flet për derbin e Italisë

Futboll

Felipe Melo flet për derbin e Italisë

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 14:21
Felipe Melo

Ai ka ndezur shpesh derbin e Italisë duke lëshuar edhe deklarata të forta ndaj një simboli bardhezi si Xhorxho Kielini.

Ka luajtur me Fiorentinën, Juventusin dhe Interin.

Por zemra e Felipe Melo rreh për zikaltrit dhe nuk e humbet mundësinë për ta treguar këtë.

Si e sheh Inter-Juventus?

"Zikaltrit janë skuadra më e fortë në kampionat, por Juventusi i Motës është ekip i madh. Tiago ka bërë një punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar te Bolonja.

Është një derbi dhe gjithçka mund të ndodhë, por si interist mendoj se do të fitojmë falë faktorit fushë. Juventusi ka më shumë nevojë për kohë, por nëse fiton… fluturon", tha Melo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat