Kampioni në fuqi, Struga Trim Lum, kthehet me një pikë të madhe nga Tetova.
Struga Trim Lum ka barazuar me rezultat 1:1 me Shkëndijen, në takimin e javës së 11-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Ky ishte derbi i madh shqiptar.
Futbollisti Besart Ibraimi shënoi nga penalltia në minutën e 30-të për tetovarët.
Kehinde në minutën e 73-të e ka barazuar rezultatin 1:1.
Rabotniçki kryeson me 23 pikë, pasojnë Shkëndija me 20, Sileksi 20, Gostivari 20, Shkupi 16, Struga Trim Lum 16, Besa 12 pikë etj.