Pa fitues derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Pa fitues derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Nga: K.G. Më: 27 tetor 2024 Në ora: 14:52
Cake e Ibraimi

Kampioni në fuqi, Struga Trim Lum, kthehet me një pikë të madhe nga Tetova. 

Struga Trim Lum ka barazuar me rezultat 1:1 me Shkëndijen, në takimin e javës së 11-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Ky ishte derbi i madh shqiptar.

Futbollisti Besart Ibraimi shënoi nga penalltia në minutën e 30-të për tetovarët. 

Kehinde në minutën e 73-të e ka barazuar rezultatin 1:1. 

Rabotniçki kryeson me 23 pikë, pasojnë Shkëndija me 20, Sileksi 20, Gostivari 20, Shkupi 16, Struga Trim Lum 16, Besa 12 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat