Malisheva ndahet baras (0:0) me Dritën e Gjilanit, në kryendeshjen e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshje e mirë e të dy skuadrave por sulmuesit qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër nuk e kishin ditën e tyre.
Malisheva nuk ia doli të kthehet në krye të tabelës, ndërsa Drita ka vetëm tre pikë larg liderit.
Në minutën e 90+2, Malishevën e shpëtoi shtylla pingule.
Ballkani kryeson me 18 pikë, duke lënë pas Malishevën me 18, Prishtina 16, Suhareka, Drita 15 pikë etj.